
Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e opozitarit rus, i njohur si kritiku më i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, Alexei Navalny.
Navalny tha se përkeqësimi i kushteve të burgut po kërcënonte shëndetin e tij.
Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit përgatitet t’i kthejë zgjedhjet e ardhshme lokale në Moskë në një votim kundër luftës.
Kujtojmë se Navalny u arrestua në janar të vitit të kaluar kur u kthye në Rusi nga Gjermania. Navalny shkroi javën e kaluar përmes avokatëve të tij se ai ishte dërguar në një qeli dënimi për herë të tretë në gusht në shenjë hakmarrjeje për aktivitetin e tij politik. Shërbimi i burgjeve nuk iu përgjigj një kërkese për koment, shkruan Reuters.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al