Alexei Navalny: Lufta përdoret për të mbuluar korrupsionin e Putinit

22:36 24/02/2022

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka akuzuar Vladimir Putinin se ka përdorur pushtimin për të mbuluar korrupsionin ndërsa po gjykohej nga një burg në Moskë, raporton BBC News.

Në një video të publikuar nga gazeta e pavarur Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës. Veshur me uniformën e burgut, ai thotë se kjo do të çonte në një “numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe vazhdimin e kësaj linje varfërimi të qytetarëve të Rusisë”.

Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet që i janë bërë qytetarëve ruse, për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, dëgjohet të thotë Alexei Navalny.

Navalny është burgosur për më shumë se një vit për akuza të vjetra mashtrimi, pasi i mbijetoi një sulmi me helm për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini. Ai po gjykohet brenda burgut të sigurisë maksimale për akuza të reja që mund të bëjnë që burgimi i tij të zgjatet me një dekadë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.