Algjeri, presidenti amniston rreth 14 mijë të burgosur para Bajramit

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune amnistoi rreth 14 mijë të burgosur përpara Kurban Bajramit.

Në një deklaratë nga Presidenca algjeriane thuhet se Tebboune ka nxjerrë dy dekrete lidhur me amnistinë.

Dekreti i parë përfshin personat që janë dënuar në mungesë dhe ata që kanë marrë dënim ose që pjesa e dënimit u ka mbetur më pak se 12 muaj.

Ndërsa dekreti i dytë përfshin ata që janë të suksesshëm në arsimin profesional, që kanë diplomë të arsimit të mesëm të ulët, arsimit të mesëm të lartë ose universitetit dhe të dënuarit që nuk janë të dënuar më shumë se 24 muaj.

Me dekretin e parë përfitojnë 11.896 të dënuar ndërsa me dekretin e dytë përfitojnë nga amnistia rreth 2 mijë të dënuar.

Ndër të tjera është ndarë informacioni se në amnisti nuk përfshihen personat e dënuar për krime të terrorizmit, korrupsion ose komplot kundër pushtetit.

Presidenti algjerian, Tebboune më 14 korrik amnistoi 101 të arrestuar dhe të dënuar të përbërë nga aktivistët e lëvizjes që në opinionin publik njihen me emrin “Hirak”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *