Algjeria do të fillojë prodhimin e përbashkët të vaksinës kundër COVID-19 me Kinën dhe Rusinë

Autoritetet algjeriane kanë njoftuar se nga shtatori do të fillojnë prodhimin e përbashkët të vaksinave me origjinë kineze “Sinovac” dhe ruse “Sputnik V” kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministri i Industrisë Farmaceutike të Algjerisë, Lutfi bin Bahmed në një deklaratë për mediat vendase tha se janë duke përfunduar bisedimet me palët kineze dhe ruse.

Ai tha se që nga shtatori do të fillojnë prodhimin e përbashkët të dy vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë së Algjerisë njoftoi se në vendin me një popullsi prej 45 milionë banorëve janë regjistruar 146.092 raste me COVID-19 dhe 3.851 viktima.

Megjithëse Algjeria njoftoi fushatën e vaksinimit ku në të gjithë vendin do të sigurohen 20 milionë vaksina për institucionet shëndetësore, deri më tani vetëm 2 milionë persona janë vaksinuar në vend.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *