Alibeaj atakon vendimin për anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për Alqi Bllakon: E padëgjuar më parë! Kryetarja e Kuvendit tejkaloi kompetencat






Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, atakoi përmes një konference për media vendimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të diskutuar heqjen e mandatit të deputetit Alqi Bllako, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Në fjalën e tij Alibeaj tha se në momentin që kryetarja e Kuvendit thërret Këshillin e Mandateve, nuk ka më kompetencë për ta anuluar atë, pasi vendimi për dhënien ose jo të autorizimit për arrestimin e një deputeti e ka vetëm Këshilli i Mandateve në bazë të Kushtetutës.

“Prokuroria ka paraqitur këtë kërkesë për dhënien e autorizimit për heqjen e mandatit të deputetit Alqi Bllako. Pas kësaj kërkese ka pasur nga kryetarja e Kuvendit një urdhër për mbledhjen e Këshillit të Mandatave dhe deputeteve, ditën e sotme ore 18:00. Ende nuk ka shkuar ora 18:00, por në adresën tonë elektronike jo më shumë se 20 minuta më parë vjen një mesazh nga kryetarja e Kuvendit në mënyrën më antiligjore, ku është vendosur anullimi i mbledhjes së mandateve.

E çuditshme, e padëgjuar, në shkelje të klushtetutës dhe në shkelje të kompetencave të Këshillit të Mandateve. Pasi kryetarja e Kuvendit thërret Këshillin e Mandateve është ai që vendos dhënien e autorizimit ose jo është vetë Këshilli”, tha Alibeaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.