Alibeaj me tone përbashkuese ndaj Komisionit të Rithemelimit: Duhet të veprojmë si një familje, debatet e brendshme mos t’i nxjerrim në mexhlis






Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike dhe anëtarëve tëë Komisionit të Rithemelimit që të veprojnë si në një familje ku problemet e brendshme nuk nxirren jashtë shtëpisë. Në fjalën e tij në parlament ai u shpreh se interesi i pjesë së djathtë të parlamentit duhet të jetë mbrojtja e interest qytetar dhe most ë bien pre në kurthe të vogla.

alibeaj

Shkak për tonet përbashkuese të Alibeaj u bë debatit i ngritur nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit se në seancën e sotme duhet të mbahej interpelana e thirrur prej tyre me Ramën dhe jo mocioni me debat për çmimet i propozuar nga Partia Demokratike.

“Ju bëj me dije ju dhe gjithë publikut, nuk duhet të provokoni debate të brendshme të grupit parlamentar, është e disata herë që ju e keni bërë këtë. Ndoshta ju do doni të fitoni kredo politike, po kjo nuk i bën nder askujt.

Kolegët e nderuar që nga ana ime kanë respektin maskimal, familja jonë ka rregullat e veta, ka kontributin e gjithësecilit. Rregulla të përcaktuara në rregullore. Miqt e mi kolegë të nderuar nuk ju lejoj që çështjet e brendshme t’i nxjerrim në mexhlis.

Sipas procedurës tonë të bredshme sekretari i grupit i ka dhënë mundësi të gjithë deputetëve anëtarë të grupit parlamentar të flasin dhe kanë gjetur mundësinë për të folur

Ky është rregulli i brendshëm. Në një familje serioze në respekt të njërit tjetrit thirrje ju bëj që primare është që kjo pjesë e parlamentit ka synim të jetë protektor i interesave të qytetarëve dhe most ë biem në lojëra të vogla apo kurthe të vogla, por të mbrojmë interesit të qytetarëve shqiptarë”, tha Alibeaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.