“Alibeaj po vazhdon axhendën që la Rama në kongresin e PS”- Paloka: Kërkon ribashkim, por flet për përjashtime. Ja pse e kemi njohur deri tani si kryetar të Grupit të PD









Deputeti i PD, që përfaqëson Komisionin e Rithemelimit, Edi Paloka ka hedhur akuza ndaj kryetarit të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, për të cilin thotë se po ndjek axhendën e lënë nga Rama në kongresin e PS.

Në një dalje për mediat nga selia e PD, Paloka u shpreh se nuk mundet që Alibeaj të jetë me kryetar i grupit parlamentar, pasi Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar.

I pyetur se pse e kanë njohur deri tani si kryetar të grupit parlamentar, Paloka tha se këtë e kanë bërë për të mos krijuar një klime përçarëse brenda PD.

“Alibeaj vjen të flasë gjoja për bashkimin, ka parashikuar në axhende bashkimin dhe e fillon mbledhjen me axhendën që e la Rama në kongresin e PS, përjashtimin e deputeteve të PD

Nuk e di si mund të flitet për ribashkim, kur Alibeaj flet për deputetë të përjashtuar.

Në këto kushte Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat që i lejohen një kryetari grupi. Alibeaj nuk mund të jetë kryetar grupi sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

E kemi pranuar për të mos krijuar një klimë përçarëse.

Për të mos filluar një përçarje të PD dhe për të tentuar dhe bashkuar një gjë që u prish nga Basha”, tha Paloka.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.