Alibeaj zbulon qëndrimin zyrtar të grupit parlamentar të PD-së pas dorëheqjes së Bashës: Komisioni i Rithemelimit të ofrojnë mekanizmin e tërheqjes së Berishës






Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, bëri me dije qëndrimin e rakorduar të deputetëve të PD-së pas vendimit të dorëheqjes së kryedemokratit Basha.

Në fjalën e tij në përfundim të mbledhjes, Alibeaj lexoi planin me 4 pika të hartuar nga deputetët e Partisë Demokratike me qëllim bashkimin e PD-së dhe shkuarjen e saj në zgjedhje për zgjedhjen e krytarit të ri.

Në pikën e parë të qëndrimit të grupit parlamentar të PD-së theksohet se Komisioni i Rithemelimit duhet të ofrojë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, ashtu si kundër bëri ish-kryetari Lulzim Basha.

“Në përfundim të veprimtarisë së përbashkët të Grupit Parlametar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Anëtarëve të Kryesisë, Grupi Parlamentar doli me një qëndrim të dakordësuar.

Qëndrimi i grupit parlametar të Partisë Demokratike:

1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e
dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës
së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e
thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit
dhe për bashkimin e demokratëve.

2. GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të
njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet
nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të
shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes
demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve
statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht
nga SHBA.

3. GPPD shpeh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të
GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell
ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë
bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup
ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e
komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.

4. GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme,
i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në
konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor:
a. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin
mes demokratëve.
b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin
e partisë në bazë.
c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të
gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, tha Alibeaj.

qendrimi pd

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.