Allegri zhduket nga jeta e Ambra Angiolinit pasi e tradhtoi! Si mori fund historia e tyre e dashurisë, pavarësisht përpjekjeve të aktores për …








Historia e dashurisë mes Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegrit ka marrë fund pas katër vitesh romancë.

massimo allegri ambra angiolini

Aktorja dhe trajneri i Juventusit, të cilët kishin filluar të jetonin së bashku kohët e fundit, raportohet se janë ndarë.

Sipas burimeve, Ambra zhdukur nga jeta e saj Allegrin pasi ky i fundit e kishte tradhtuar. Lajmet u konfirmuan edhe nga vajza e aktores, Jolanda Renga.

massimiliano Allegri Ambra Angiolini5

Pasi gazetarët u shfaqën në shtëpinë e nënës së saj, ajo reagoi në një status në Instagram, ku ngriti pikëpyetje se përse nuk shkuan në banesën e trajnerit të Juventusit.

17-vjeçarja mbrojti nënën e saj, duke thënë: “A është e nevojshme të zemërohemi? Përse erdhën në Milano? Përse nuk shkuan tek ai, në Torino? Pse i besoi personit me të cilin ishte dhe ndau 4 vite të jetës së saj? Edhe nëse ky person, në fund, doli të ishte ndryshe, faji është i atyre që besojnë ose që tradhtojnë besimin, dhe tradhtojnë në çdo kuptim të mundshëm?”

massimiliano Allegri Ambra Angiolini4

Thashethemet për një krizë në çift ishin shtuar muajt e fundit, por Ambra i kishte hedhur poshtë pretendimet duke thënë: “Lajmet janë të rreme!”

Sidoqoftë, e përjavshmja Chi, raportoi se marrëdhënia e tyre ishte “thyer” për shkak të tradhtisë së Allegrit.

massimiliano-allegri-ambra-angiolini-da-chi-916324

“Ishte goditje në zemër për aktoren, e cila u përpoq të ruante lidhjen deri në fund, por pas një krize të gjatë duket se trajneri është zhdukur nga jeta e saj”, shkroi gazeta njohur italiane.

massimiliano Allegri Ambra Angiolini2

Ambra dhe Allegri kanë qenë bashkë që nga viti 2017. Dhe kur gjithçka dukej se po shkonte mirë, tradhtia e trajneri të Juventusit çoi në ndarjen përfundimtare të tyre.

Në muajin shtator, aktorja nuk ishte pjesë e ceremonisë martesore të vajzës së madhe të Alegrit me ish-gruan, Gloria.

/Panoramaplus.al

massimiliano Allegri Ambra Angiolini

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *