“Alo Hugo”/ Debate te Ligjet për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Mediu: Është aplikuar vetëm nga Chavezi në Venezuelë. Spiropali: Ëshët model grek!








Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme, u diskutua projektligji i propozuar nga ministrja Elisa Spiropali për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

pjimage (3)

Ministrja Spiropali në fjalën e saj theksoi arsyet pse duhet bërë rregullimi me ligj i agjencisë, me qëllim rritjen e efiçencës së dhënieve të shërbimeve ndaj qytetarët.

Argumentet e Spiropalit hasën në kundërshtinë e deputetëve të opozitës, ku Fatmir Mediu dhe Gazmend Bardhi kërkuan nga ministrja dhënien e një shembulli europian që ka një agjenci të tillë.

Mediu theksoi në kundërshtimin e tij, se kjo agjenci cënon liritë dhe të drejtat e qytetarit dhe ky model është aplikuar në Venezuelë, ku ka sjellë dhe dështimin e sistemit demokratik dhe ekonomik, duke i shërbyer vetëm propagandës qeveritare.

Por ministrja Spiropali, në përgjigjen e saj u shpreh se modeli venezuelian, ka në thelb kontaktin në telefon me liderin suprem, ndërkohë që modeli që ajo propozon është  i ngjashëm me atë grek, ku qytetarët marrin përgjigje përmes një platforme në lidhje me problematikat që kanë me administratën publike.

Pjesë nga diskutimet:

Xhafa: Fillimisht unë dua të them që qëllimi është shumë pozitiv i këtij projekti, në idenë se si t’i shërbehet më mirë qytetarit dhe si ta bëjmë administratën më efiçente në kuptimin e zbatimit të ligjit. Përdorimi i teknologjisë në administratë ka qenë një hap pozitiv i ndërmarrë këto 8-vjet.

Projektligji duhet mbështetur dhe ka një qëllim të mirë, por përmbajtja e ligjit sa e kam lexuar unë është i shkruar keq. Edhe relacioni është i thatë dhe i paargumentuar për qëillimet që ka ligji.

Ministrja Spiropali bëri një prezantim të mirë, por ende unë kam disa paqartësi dhe do të doja të shtroja disa pyetje.

Pyetja e parë flet për rikonceptim të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Çfarë janë kompetencat e kësaj structure sot, me çfarë akti janë rregulluar, cilat janë arritjet dhe problematikat e konstatuara dhe cilat janë arsyet për ta ngritur në forcën e ligjit. Sa qytetarë i janë drejtuar kësaj agjencie, sa të tjerë i janë drejtuar administratës me letra?

Fatmir Mediu: Në parim unë jam kundër shtimit të agjencive, pasi kufizohen liritë dhe të drejtat e qytetarit.  Meqë kam një moshë që kam jetuar dhe në sistemin tjetër, ky parim i vijës së masave nuk qënë një parim që ka funksionuar siç duhet. Do t’ju lutem të më thoni një vend europian ku funksionon një agjenci e tillë. Sepse një vend i Amerikës Latine ku është aplikuar, në Venezuel, arriti dhe shkatërroi gjithë sistemin, duke e çuar në vendin më të varfër që u trafikua më pas nga Hugo Çavez. Ajo që më shqetëson është se raporti i OSBE-ODHIR ka ngritur problemin e njehësimit të shtetit me mazhorancën. Në shumë aspekte duket që nuk respektohet autoriteti ligjor dhe ky ligj mund të çoj në një kontroll më të lartë të administratës nga ana e mazhorancës.

Dhurata Çupi: Ligji duket sikur trajton çështje që ju doni t’i jepni përgjigje qytetarëve si “Fjala ime”, “Puna ime”. Në fakt ligji në tërësi kupton “Vota ime” dhe bëhet për të kontrolluar votën e shqiptarëve. Pyetja ime është se a është ky ligj për të mbrojtur patronazhistët?

Elisa Spiropali: Po e nis pikërisht nga ironia. U përmend këtu edhe Çavezi, ndjestë pastë. Modeli “alo Hugo” është modeli i kundërt i asaj që ne duam të kalojmë sot në parim këtu në komisionin tuaj. Nëse ajo parashikon telefonatën me liderin suprem, kjo parashikon një projektligj që përcakton qartë normat e një agjencie që nuk përplas kompetencat me institucionet e tjera, përkundrazi jep mjete të tjera në duart e qytetarëve për të kontrolluar administratën dhe për të marrë shërbime.

Nuk është modeli venezeulian, por është modeli grek dhe bullgar, por ngjan edhe me atë hungarez. Më i ngjashëm është me modelin grek, i cili ka dhe platforma si “Nisma ime”, “Biznesi im”, pra nuk e kemi shpik ne. Ka katër vite që funksion dhe nuk ka qenë e rregulluar me ligj por me VKM.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *