Alqi Bllako vendosi të dorëzojë mandatin e deputetit pas kërkesës së SPAK, zëvendësohet në parlament nga Pandeli Majko! Vendimi zyrtarizohet nesër






Kuvendi i Shqipërisë ka marrë këtë të martë të 29 Marsit një kërkesë nga SPAK, për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg” për deputetin socialist Alqi Bllako.

Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e deputetit i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.

Por ky i fundit mbrëmjen e sotme njoftoi se ka vendosur të dorëzojë mandatin e deputetit duke theksuar se do të përballet me akuzat ndaj tij pa asnjë mburojë.

Pas vendosjes së Alqi Bllakos në dispozicion të drejtësisë, mandati i tij i kalon Pandeli Majkos, i cili ishte i 19-ti në listën e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.