“AMA me kryetare të paligjshme!”-Gjekmarkaj takon ambasadoren franceze: AIM-ja, e rrezikshme, ministri propagande! Do i drejtohem institucioneve ndërkombëtare








Gjekmarkaj-ambasadorja e FrancesKryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Agron Gjekmarkaj është takuar sot me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

Kreu i Komisionit të Medias bën të ditur se objekt i diskutimit ka qenë Agjencia e Informimit të Medias që synon të krijohet nga qeveria si dhe rreziku që sipas tij sjell kjo “ministri e re propagandë”.

Gjekmarkaj mësohet se gjatë takimit ka diskutuar dhe për propozimet që opozita do bëj për institucionet si AMA dhe RTSH për të plotësuar vendet vakante të saj. Ndërkohë që ka theksuar se institucioni i kontrollit të mediave, AMA është uzurpuar sipas tij nga një ish-zëdhënëse e PS.

“E informova Ambasadoren se do i drejtohem të gjitha institucioneve ndërkombëtare , ambasadave të vendeve mike që këto dy institucione AMA me një kryetare të paligjshme në krye ish-zëdhënëse e PS dhe RTSH në kaos me tetë vende të uzurpuara në këshill pa drejtor të përgjithshëm, me funksione të uzurpuara nga Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës që ti kthehen normalitetit në raport me ligjin ! Shkëlqesia e saj me sugjeroi që për çështje të tilla mund ti drejtohesha edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg sugjerim që e mirëprita”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komisionit të Medias.

Njoftimi i plotë

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres Ambasadoren e Francez , Shkëlqesinë e saj Elisabeth Barsacq për të diskutuar mbi çështje të progres raportit të Bashkimit Europian kushtuar Shqipërisë!

E falenderova zonjën Barsacq për gatishmërinë që ajo shfaqi mbi këto çështje dhe sidomos për dëgjesën dhe sugjerimet e saj ! Theksova se më shumë se asnjëherë tjetër raporti është objektiv për çështje të mediave duke prekur pikat më të ndjeshme, shqetësime të thella këto për boten e mediave, për shoqërinë dhe opozitën !

Agjencia e Informacionit, amullia ligjore mbi të cilën ngrihet, modeli ku bazohet dhe qëllimet e saj, rreziku për një ministri propagande do të ndiqet nga Opozita hap pas hapi!

Po kaq diskutuam mbi çështje të  AMA-s dhe RTSH ku opozita do të bëje propozimet e saj për vendet vakant pa hequr dorë nga kthimi i ligjshmërisë!

E informova Ambasadoren se do i drejtohem të gjitha institucioneve ndërkombëtare , ambasadave të vendeve mike që këto dy institucione AMA me një kryetare të paligjshme në krye ish-zëdhënëse e PS dhe RTSH në kaos me tetë vende të uzurpuara në këshill  pa drejtor të përgjithshëm, me funksione të uzurpuara nga Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës që ti kthehen normalitetit në raport me ligjin  ! Shkëlqesia e saj me sugjeroi që për çështje të tilla mund ti drejtohesha edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg sugjerim që e mirëprita.

Nder të tjera biseduam për mundësinë e bashkëpunimit me komisionin homolog të Asamblesë dhe Senatit të Frances dhe projekte të Ministrisë së jashtme Franceze në të cilat mund të behën përfitues të gazetaret e rinj shqiptarë të mediave online.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *