Amabsadori amerikan në Kosovë: SHBA, e përkushtuar që qeveria e ardhshme të ketë sukeses

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’i ndihmuar qeverisë së re që të ketë sukses dhe të sigurojë vendin e vet si partnere e barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ekipin e tij.

Kosnett ka thënë përmes një postimi në Twitter se takimi është pjesë e një serie diskutimesh që është duke zhvilluar për prioritetet e përbashkëta të SHBA-së dhe Kosovës.

Sipas ambasadorit amerikan, diskutimet e së enjtes janë fokusuar në investime për energji dhe diversifikim, duke përfshirë mundësitë e energjisë së ripërtrishme, që do të nxisin rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kurti ka thënë se synon të formojë qeverinë e re vetëm me votat e komuniteteve joserbe në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *