“Amazon” do të shkurtojë mbi 18,000 vende pune

08:47 05/01/2023

“Amazon” po planifikon të shkurtojë më shumë se 18,000 vende pune. Lajmin e ka konfimuar shefi i gjigantit të teknologjisë “Amazon”, Jassy, duke e argumentuar se në këtë mënyrë do të reduktohen kostot.

Shkurtimet e parashikuara të vendeve të punës arrijnë në rreth 6% të totalit të numrit të punonjësve të kompanisë që është 300,000.

Shefi i “Amazon”, Jassy nuk specifikoi se në në cilat shtete punonjësit e gjigantit të teknologjisë do të humbnin punën e tyre, por tregoi se do të përfshinte Evropën.

“Ne synojmë të komunikojmë me punonjësit e prekur (ose kur është e aplikueshme në Evropë, me organet përfaqësuese të punonjësve) duke filluar nga 18 Janari”, tha Jassy.

Lëvizja vjen pasi gjiganti i teknologjisë tha vitin e kaluar se do të reduktonte numrin e punonjësve pa dhënë një shifër se sa vende pune do të shkurtoheshin.

Kompania kishte “ngrirë” punësimet e reja si dhe ndaloi disa nga zgjerimet e magazinës së saj, duke thënë se kishte punësuar shumë gjatë pandemisë.  “Amazon” gjithashtu ka ndërmarrë hapa për të mbyllur disa pjesë të biznesit të saj, duke anuluar projekte të tilla si një robot personal shpërndarjeje.

Shefi i “Amazon”, Jassy tha se rishikimi i biznesit të Amazon “ka qenë më i vështirë duke pasur parasysh ekonominë e pasigurt dhe punësimin me shpejtësi gjatë disa viteve të fundit”.

“Kompanitë që zgjasin një kohë të gjatë kalojnë nëpër faza të ndryshme”, shtoi ai./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *