Amazon shfaq probleme për përdoruesit

23:10 07/12/2021

Amazon dhe disa shërbime të tjera, përfshirë Prime Video dhe Alexa janë goditur nga disa probleme. Mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mosfunksionim, sipas faqes “Downdetector”.

Edhe funksioni “cloud”, i cili garanton shërbim për qeveritë, kompanitë dhe universitetet, është prekur gjithashtu. Amazon ka njoftuar se e ka identifikuar shkakun dhe “ka parë disa shenja përmirësimi”, por nuk ka dhënë një afat se kur do të zgjidhet e gjitha.

Në njoftim, Amazon thotë se problemet nuk janë shfaqur në të gjitha rajonet e botës. Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e klientëve që nuk kanë shërbim ndodhen në bregun lindor të SHBA-së.

Në faqen e Amazon, përdoruesit kanë hasur kryesisht ngadalësim të navigimit./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *