Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova i bashkohet thirrjes për evakuimin e sigurt të afganëve që dëshirojnë të largohen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sot pas vendimit të shtetit të Kosovës për t’i strehuar afganët të cilët kanë punuar me forcat e huaja e kanë frikë nga hakmarrja e talebanëve për shkak të punës së tyre.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se Kosova i bashkohet SHBA-ve dhe vendeve tjera në thirrjen për largim të sigurt të afganëve.

“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen ‘se të gjitha palët respektojnë dhe lehtësojnë largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi’”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar se ka dhënë pëlqimin e strehimit të afganëve në vendin tonë.
Osmani me anë të një shkrimi në “Facebook” ka thënë se ky pëlqim është nisur nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre.

Talebanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Kabulin, duke e rrethuar nga të gjitha anët. E kjo bëri që shumë diplomatë dhe punonjës të ambasadave të huaja të fillojnë procesin e evakuimit, nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

Në momentin që talebanët kanë shpallur fitoren në Kabul, presidenti i këtij vendi Ashraf Ghani është larguar nga vendi së bashku me kabinetin e tij – duke ia mësyrë Taxhikistanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *