Ambasada e Gjermanisë në Kosovë njoftim të rëndësishëm: Nga 25 korriku lehtësim i kufizimeve për ata që…

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se janë marrë vendimet për lehtësimin e kufizimeve për kosovarët që shkojnë drejt Gjermanisë. Këto lehtësime do të hyjnë në fuqi nga data 25 korrik 2021.

Personat që janë të vaksinuar plotësisht do ta kenë të mundur që të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Megjithatë udhëtimi do të mundësohet vetëm dy javë pas marrjes së vaksinës së fundit apo dozës së dytë.

Ndërkohë personat e vaksinuar plotësisht, sipas parashikimeve nga fillimi i korrikut, do të mund të aplikojnë për viza në Ambasadën e Gjermanisë, shkruan Express.

Njoftimi i plotë:
Nga 25.06.2021 lehtësime të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19

Me efekt nga data 25.06.2021 për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 sërish do të jenë të mundshme udhëtimet nga Kosova drejt Gjermanisë me parakushte të caktuara.

Personat plotësisht të vaksinuar, 2 javë pas marrjes së vaksinës së fundit do të mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë për vizita, udhëtime afariste dhe qëllime turistike, me kusht që posedojnë vizën eventualisht të nevojshme.

Udhëzime: Personat plotësisht të vaksinuar, sipas parashikimeve nga fillimi i korrikut sërish mund të caktojnë termine për viza Schengen. Me rastin e parashtrimit të kërkesës, duhet të paraqiten dokumentet mbi statusin e vaksinimit.

E nevojshme për udhëtimin hyrës është një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë së paku para 14 ditësh me një vaksinë të lejuar edhe në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *