Ambasada e SHBA në Kabul thirrje amerikanëve: Mos shkoni në aeroport!

12:21 28/08/2021

Frikë për sulme terroriste

Rikthehet rreziku për sulme terroriste në aeroportin e Kabulit. Ambasada amerikane në Kabul iu ka bërë një thirrje qytetarëve amerikanë dhe i ka paralajmëruar ata që të mos shkojnë në aeroport.

Mos shkoni në aeroport. Qytetarët që janë tashmë në disa prej këtyre hyrjeve, duhet t’i lënë ata menjëherë sepse ka “kërcënime të sigurisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.

Një paralajmërim i ngjashëm erdhi nga ambasada edhe ditët e fundit, para sulmeve kamikaze që ndodhën jashtë aeroportit ku humbën jetën rreth 170 persona, mes tyre 14 ushtarë amerikanë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *