Ambasada e SHBA në Tiranë: Institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin! Mbështetja jonë, e palëkundur

ambasada e shba ne tirane institucionet e reja te drejtesise te marrin me guxim mosndeshkimin mbeshtetja jone e palekundur
ambasada e shba ne tirane institucionet e reja te drejtesise te marrin me guxim mosndeshkimin mbeshtetja jone e palekundur

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi. Mesazhi vjen pas vizitës së djeshme të Blinken në Tiranë.

Ambasada shkruan se megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.

“Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë sot.

Edhe pse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen tonë”, -thuhet në mesazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts