Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët: Bëni gati planin e evakuimit nga Rusia, do ketë sulme

21:54 20/02/2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që të përgatisin një plan evakuimi për t’u larguar nga ky vend.

Sipas paralajmërimit, ambasada e SHBA në Rusi thotë se ka dyshime që mund të ndodhin sulme në Moskë, si në qendra tregtare, stacione metroje, hekurudha etj. Gjithashtu, përmenden edhe sulmet përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën, raporton Reuters.

Ka pasur kërcënime për sulme kundër qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore, metrosë dhe vendeve të tjera publike në zonat kryesore urbane, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, si dhe në zonat e tensionuara përgjatë kufirit rus me Ukrainën”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA për shtetasit amerikanë në Rusi.

Rishikoni planet personale të sigurisë. Bëni plane evakuimi që nuk varen nga ndihma qeveritare e SHBA”, vijon njoftimi.

Por pas këtyre deklaratave të ambasadës amerikane në Rusi, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse, duke vënë në dyshim këtë alarm të palës amerikane. Zëdhënësja e kësaj ministrie ka pyetur nëse ambasada amerikane ka njoftuar autoritetet ruse për këto informacione që disponon. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *