Ambasada e SHBA poston foton e rrallë të Faik Konicës: Sekretari i shtetit dënoi pushtimin italian të Shqipërisë, deklarata u pasua nga një protestë…









Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar 7 Prillin e vitit 1939, ditën kur Shqipëria u pushtua nga Italia. Ajo ka ndarë një faqe të gazetës New York Times në atë kohë ku sekretari amerikan i shtetit e dënonte sulmin si një pushtim të ashpër dhe të dhunshëm që përbënte kërcënim për paqen në botë.

Edited-1140x530-1140x530

Në postimin e saj, ambasada theksoi se SHBA ishin i vetmi vend që dënoi pushtimin në atë kohë .

“Në këtë datë, 7 Prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia. Në të njëjtën ditë, gazeta New York Times raportoi se Sekretari Amerikan i Shtetit Cordell Hull, e dënoi sulmin si një “pushtim të ashpër dhe të dhunshëm”, i cili përbënte “pa diskutim një kërcënim shtesë për paqen në botë”. Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që dënoi pushtimin në atë kohë. Sekretari Hull e bëri deklaratën e tij në një konferencë për shtyp me miratimin e Presidentit Franklin D. Roosevelt.

Sipas artikullit të Times, deklarata u pasua pak orë më vonë nga një protestë zyrtare për pushtimin, dërguar Departamentit të Shtetit nga Faik Konica, në atë kohë Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Artikulli përfshin gjithashtu një foto të Konicës duke dëgjuar lajmet radiofonike të pushtimit italian në vendlindjen e tij”, thuhet në postimin e ambasadës.

Capture

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.