Ambasadori britanik mbështet SPAK: T’i jepet fund pandëshkueshmërisë në interes të qytetarëve shqiptarë

ambasadori britanik mbeshtet spak ti jepet fund pandeshkueshmerise ne interes te qytetareve shqiptare
ambasadori britanik mbeshtet spak ti jepet fund pandeshkueshmerise ne interes te qytetareve shqiptare

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith, me anë të një reagimi ka mbështetur institucionin e SPAK.

King-Smith shprehet se në Shqipëri duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, në interes të qytetarëve.

Reagimi i ambasadës britanike:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

(Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts