Ambasadori i BE në Tiranë: Të gjitha forcat politike duhet të punojnë bashkë për agjendën e integrimit të Shqipërisë

ambasadori i be ne tirane te gjitha forcat politike duhet te punojne bashke per agjenden e integrimit te shqiperise
ambasadori i be ne tirane te gjitha forcat politike duhet te punojne bashke per agjenden e integrimit te shqiperise

Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato apeloi për bashkëpunim mes forcave politike. Ai bëri thirrje se forcat politike duhet të punojnë së bashku për integrimin e vendit dhe të reflektojnë vullnetin e qytetarëve.

Në një postim në platformën “X”, Gonzato shprehet se falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

“Falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ashtu si i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë funksonimin efektiv të parlamentit dhe një bashkëpunim të mirë midis të gjitha institucioneve.

Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts