Ambasadori i Rusisë në Britani: Navalny nuk do të lejohet të vdesë në burg, kërkoi të tërheqë vëmendje

Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe, Andrei Kelin është përpjekur të ulë ‘gjakrat’ mes Perëndimir dhe BE duke garantuar se Alexei Navalnt nuk ka për të vdekur në burg.

Për BBC, Kelin ka deklaruar se Navalny do të marrë gjithë trajtimin mjekësor të nevojshëm, por thirrja e tij  kishte për qëllim kryesor të tërhiqte vëmendje.

Në fakt, vëmendjen e Navalny e ka marrë gjithë bota pasi mjekët dhe zëdhënësja e liderit opozitar rus deklaruan se nga analizat e fundit ai mund të pësojë arrest kardiak ose t’i pushojnë veshkat së funksionuari.

Kërcënime të shumta kanë ardhur nga Perëndimi, kryesisht nga SHBA, ndërkohë që në Rusi po përgatiten për protesta masive, thuhet se do të jenë më të mëdhatë e historisë moderne ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *