Ambasadori izraelit në OKB: Izraeli nuk ka interes që të pushtojë Gazën

ambasadori izraelit ne okb izraeli nuk ka interes qe te pushtoje gazen

Izraeli “nuk ka interes të pushtojë Gazën apo të qëndrojë aty”, ka thënë ambasadori i Izraelit në OKB. Duke u shfaqur në CNN, Gilad Erdan tha se “meqë ne po luftojmë për mbijetesën tonë… e vetmja mënyrë është të zhdukim Hamasin, kështu që do të duhet të bëjmë gjithçka që nevojitet”.

I pyetur se kush duhet të sundojë Rripin e Gazës nëse Izraeli largon Hamasin, Erdan tha se Izraeli “nuk po mendon se çfarë do të ndodhë një ditë pas luftës”. Komentet e Erdanit erdhën pasi presidenti amerikan Joe Biden u pyet në 60 Minutat e CBS nëse ai do të mbështeste pushtimin izraelit të Gazës.

Biden u përgjigj se “do të ishte gabim që Izraeli të pushtonte përsëri Gazën”, por tha se ishte “kërkesë e nevojshme” për të hequr “ekstremistët”. I pyetur nëse mendon se Hamasi duhet “eliminuar tërësisht”, presidenti u përgjigj: “Po, po”. Ai vazhdoi duke thënë se “duhet të ketë një autoritet palestinez, duhet të ketë një rrugë drejt një shteti palestinez”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts