Ambasadori kinez në Paris: SHBA na provokon, por ne e përmbajmë veten përndryshe do kishte luftë

Ambasadori i Kinës në Paris, Lu Shaye deklaroi se vendi i tij që provokohet nga SHBA-ja për çështjen e Tajvanit e përmban veten, përndryshe “do kishte shpërthyer luftë me kohë”.

Në një intervistë për gazetën franceze L’opinion, ambasadori Lu Shaye tha se Perëndimi e sulmon Kinën me arsyen se ka krijuar koronavirusin e ri (COVID-19).

“SHBA-ja e cila akuzon Kinën për mos lejimin e hetimit lidhur me origjinën e virusit si provë ka treguar ‘një shishe detergjenti’ për të filluar luftën në Irak në vitin 2003”, tha Lu Shaye i cili shtoi se “Edhe sot po përsëritet i njëjti proces. Nëse Kina do të kishte lejuar një hulumtim, SHBA-ja do të kërkonte provën e rezultateve të nxjerrë prej kohësh dhe do të trillonte gënjeshtra dhe retorika të reja”.

– OBSH-ja të fokusohet në laboratoret e SHBA-së

Lu Shaye tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ndarë rezultatin e hetimit që nuk ka rrjedhje nga laboratori në Kinë. Pasi rikujtoi aksidentin në një laborator të SHBA-së në vitin 2019, ai shtoi se OBSH-ja duhet të fokusohet në laboratoret ushtarake që i përkasin SHBA-së.

Në Tajvan është rritur tensioni pasi në pushtet erdhi Partia Demokratike Progresive (PDP) e cila nuk njeh Kinën e vetme dhe mbron pavarësinë, tha Lu Shaye i cili pretendon se kjo situatë shkaktohet nga PDP e mbështetur nga SHBA-ja.

Ai vuri në dukje se SHBA-ja në muajt e fundit ka rritur manovrat e saj për të kaluar vijën e kuqe në drejtim të parimit “një vend, dy sisteme”. Ambasadori La Shaye tha se “SHBA na provokon, por ne e përmbajmë veten përndryshe do kishte shpërthyer luftë me kohë”.

Ambasadori kinez Lu Shaye thotë se edhe vendet e Evropës nuk duhet të ndjekin SHBA-në dhe nuk duhet të provokojnë Kinën. “Nuk mund të bëhet fjalë për pavarësi të Tajvanit. Shpresojmë që në planin afatmesëm çështja të zgjidhet në mënyrë paqësore por nuk heqim dorë nga përdorimi i forcës parandaluese”, nënvizoi ai.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *