Ambasadori pakistanez në SHBA: Ish-qeveria afgane u shpërbë për shkak të problemeve të brendshme

Ambasadori i Pakistanit në SHBA, Asad Majid Khan ka reaguar ndaj kongresistit amerikan Michael G. Waltz i cili ka akuzuar Islamabadin për rënien e Kabulit në duart e talebanëve.

Ambasadori Khan në letrën e tij drejtuar kongresistit republikan, Waltz kujtoi se Islamabadi ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka një palë të preferuar në Afganistan dhe do të punojë me çdo qeveri që mbështet popullin afgan.

Duke reaguar ndaj akuzës së Waltz për Islamabadin për shkak të rënies së Kabulit në duart e talebanëve, Khan theksoi se ish-qeveria afgane u shpërbë për shkak të problemeve të brendshme dhe se kjo nuk ishte strategji ushtarake e Pakistanit. Ai tha se pretendimi se strategjia ushtarake e Pakistanit ishte disi faktori përcaktues në humbjen e ushtrisë afgane prej 300 mijë trupash nuk ishte në përputhje me vlerësimet e vetë SHBA-së. Khan i përcolli Waltz-it se ai e keq-karakterizoi rolin e Pakistanit në Afganistan.

Nga ana tjetër, Khan tha se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë formimin e një qeverie me bazë të gjerë që përfaqëson diversitetin etnik të Afganistanit.

Javën e kaluar, kongresisti republikan Waltz i dërgoi një letër presidentit amerikan, Joe Biden, duke pretenduar se Pakistani mbështet talebanët dhe kërkoi sanksione ndaj administratës së Islamabadit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *