Ambasadori rus në SHBA rikthehet në Moskë

21:52 21/03/2021

U thirr për konsultime pasi Biden e quajti Putinin “vrasës”

Ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov mbërriti këtë të Dielë në Moskë me kërkesë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Ai u thirr për konsultime për mënyrën se si do të zhvillohen marrëdhëniet e ardhshme diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Presidenti amerikan Joe Biden  e etiketoi si “vrasës” homologun rus Vladimir Putin, gjatë një interviste televizive më herët gjatë kësaj jave. Për Moskën, kjo ishte e papranueshme. Vetë Putin, me ironi i uroi shëndet homologut amerikan dhe tha se “njerëzit kanë prirje t’ju referohen të tjerëve ashtu siç e shohin me të vërtetë veten e tyre”.

Deklarata e Biden duket se ka krijuar një epokë të re acari në marrëdhëniet mes dy vendeve. Këtë e tregon edhe fakti që Rusia rrallëherë i tërheq ambasadorët nga një vend për konsultime. Hera e fundit ishte në vitin 1998 për shkak të një fushate bombardimesh amerikane në perëndim të Irakut.

Në vitin 2014, pasi SHBA-ja paralajmëroi Rusinë me pasoja për shkak të aneksimit të Krimesë, presidenti Putin u përmbajt nga tërheqja e ambasadorit në Uashington, duke thënë se kjo masë do të ishte “mjeti i fundit”.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *