Ambasadori shqiptar në OKB tregon si i ka marrëdhëniet me homologun rus: Normale, por jo të lehta. As ai dhe as unë nuk…









ferit hoxha ambasadori rus ne okbAmbasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ka treguar si i ka marrëdhëniet me homologun e tij rus, tani që situata është tepër e tensionuar dhe se Rusia ka marrë goditje me sanksione nga shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Hoxha tha se raportet janë normale, por situata më e vështirë është jashtë.

“Me ambasadorin rus marrëdhëniet i kam normale në sallë, të vështira jashtë sallës së Këshillit të Sigurimit, por as ambasadori rus dhe as unë nuk e marrim këtë si personale, qëndrimet janë të vendeve, janë të kombeve që përfaqësojmë dhe natyrisht marrëdhëniet mes kolegëve do mund të vazhdojnë edhe pse nuk janë të lehta sot”, u shpreh Hoxha.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, është shprehur se sa i përket viktimave civile në Bucha të Ukrainës do të ngrihet një komisioni i posaçëm për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me krime lufte apo genocid.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.