Ambasadori Soreca takon kreun e Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj: BE i jep rëndësi maksimale lirisë së shprehjes! Duhet garantuar pavarësia e…








Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka pritur në takim Kreun e Komisionit Parlamentar për Median, Agron Gjekmarkajn, njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike.

agrongjekmarkaj

Me anë të një postimi në Twitter, diplomati i BE-së shkruan se diskutoi me Gjekmarkajn për situatën e lirisë së shprehjes në Shqipëri si dhe për sfidat e paraqitura në Raportin e Komisionit Europian për vendin tonë.

Soreca thekson se pavarësia e organeve rregullatore të medias duhet garantuar teksa me rëndësi, sipas tij është dhe përforcimi i pluralizmit të transmetuesit publik.

Ai ka shprehur angazhimin e BE-së për lirinë e shprehjes dhe për funksionimin e një shoqërie demokratike.

Postimi i ambasadorit Luigi Soreca:

“Kënaqësi që u takova me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Median dhe Arsimin, z. Agron Gjekmarkaj. Diskutim i rëndësishëm mbi situatën e lirisë së shprehjes në Shqipëri, përfshirë sfidat e paraqitura në Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë 2021. Pavarësia e organeve rregullatore të medias duhet garantuar, si edhe qasja e medias në veprimtaritë qeveritare. Me rëndësi edhe përforcimi i pluralizmit të transmetuesit publik. BE-ja i jep rëndësi maksimale lirisë së shprehjes për funksionimin e një shoqërie demokratike“ – shkruan Soreca.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *