Ambasadorja e BE-së në Shqipëri largohet nga detyra para kohe, kthehet në shërbimin diplomatik të Gjermanisë

ambasadorja e be se ne shqiperi largohet nga detyra para kohe kthehet ne sherbimin diplomatik te gjermanise
ambasadorja e be se ne shqiperi largohet nga detyra para kohe kthehet ne sherbimin diplomatik te gjermanise

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann mësohet se do të largohet nga vendi ynë pas vetëm një viti këtë detyrë.

Gazetari Ergys Gjençaj ka raportuar se Hohmann mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.

I kontaktuar nga gazetari Gjençaj mbi ngjarjen, Delegacioni i BE ka sqaruar se Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë.

“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Për pyetje të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel”, thuhet në reagim.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts