Ambasadorja e SHBA takon ministren e Financave: Mbështesim fiskalizimin! I bëjmë thirrje Shqipërisë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave








Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri kim, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me ministren e Financave Delina Ibrahimaj. Lajmin e ka bërë publik vetë ambasadorja përmes një postimi në Twitter ditën e sotme.

yuri kim ibrahimaj

Kim thekson në postimin e saj se gjatë takimit i shprehu mbështetjen ministres Ibrahimaj në lidhje me procesin e fiskalizimit dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin.

Gjithashtu ajo apeloi për forcimin e masave kundër pastrimit të parave, pasi me procese efikase dhe gjykata të pastra do të mund të tërhiqen investime amerikane.

“U takova dje me ministrin e ri të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për ta uruar për emërimin. ShBA-të i bëjnë thirrje Shqipërisë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave, siç rekomandohet http: // fatf-gafi.org/media/fatf/doc uments/reports/fur/Moneyval-FUR-Albania-2021.pdf … -thelbësore për luftën kundër korrupsionit.

ShBA-të mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane, do të mbrohen shqiparët nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *