Ambasadorja Yuri Kim komenton urdhrin e Joe Biden: Kush trafikon qenie njerëzore nuk do të lejohet të hyjë në SHBA






Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka komentuar urdhrin e Presidentit Joe Biden, për t’i ndaluar hyrjen ne SHBA personave qe synojnë destabilizimin e Ballkanit.

yuri kim drejtesia

Gjatë një konferencë të zhvilluar nga OSBE, Kim u shpreh se çdo person që trafikon qenie njerëzore do t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomatja amerikane bën thirrje që trafikantët duhet të dërgohen në burg, ndërsa kush abuzon me të drejtat e njeriut duhet të ndëshkohet.

“Biden e ka bërë të qartë që korrupsioni dhe krime destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, synojmë përgjegjësit ose bashkëpunëtorët për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave, dërgojini në burg trafikantët.

Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv.

Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore’’ u shpreh Kim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *