Ambasadorja Yuri Kim përshëndet vendimin e Shqipërisë për të strehuar afganët dhe përmend “Besën”: Ne jemi krenarë që ju kemi miq dhe aleatë










Edhe ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka përshëndetura vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar refugjatët afganë të rrezikuar nga talebanët.

yuri kim4

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja përmend “Besën” si vlerëm më të rëndësishme për shqiptarët.

“BESA – atëherë kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë që ju kemi miqtë dhe aleatët tanë”, shkruan Kim.

REAGIMI I KOMITETIT TE JASHTEM

Më herët, edhe Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan ka përshëndetur vendimin.

Me anë të një postimi në twitter, kryetari i këtij Komiteti, Bob Menendez thotë se populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”.

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona”, thuhet në reagim.

REAGIMI I MADELEINE ALBRIGHT

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, u ka shprehur mirënjohje Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që kanë pranuar t’i strehojnë refugjatet.

“Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit te aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët ta ndjekin”, shkruan ish-sekretarja e Shtetit.

RAMA KONFIRMOI LAJMIN

Fillimisht lajmin se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë negociata me qeverinë Amerikane për të strehuar afganët u publikua nga agjencia e lajmeve Reuters dhe më pas u aprovua edhe nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një komenti në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se “është e vërtetë se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara“.

Edi Rama shton “padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria!”

Kryeministri ka një mesazh edhe për kritikët në rrjetet sociale, duke u shprehur se: “Shqipëria nuk është e salltanetit të atyre që hidhen për të në flakën e ndezur nga egërsia dhe padija e kinse patriotizmit, por është e amanetit shekullor të mikpritjes së të panjohurve në rrezik“.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *