Ambasadorja Yuri Kim pret në Rinas grupin e parë të afganëve dhe jep mesazhin: Shqipëria u ofron mbrojtje atyre që janë në nevojë. Jemi krenarë t’ju quajmë mik dhe aleat










Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ishte në Rinas për të pritur grupin e parë të refugjatëve afganë, të cilët mbërritën në vendin tonë.

Me anë të një postimi në twitter, Kim ka falënderuar popullin shqiptar për mikëpritjen që ofrojnë. ‘Jemi krenarë t’ju quajmë aleatë dhe mik’, tha Kim.

“Olta Xhaçka dhe unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit”, shkruan ambasadorja Kim.

Diplomatja amerikan ishte në orët e para të mëngjesit në Rinas, së bashku me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka për të pritur grupin e parë prej 121 afganë, ku mes tyre ka edhe shumë fëmijë.

Sipas ministrisë së Jashtme, ky grup i parë do të strehohet në strukturat hoteliere në Durrës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *