“Amerika do t’ju gjejë, do ta paguani!”, Joe Biden reagon për sulmet kamikaze në Afganistan

23:58 26/08/2021

“Do t’ju ndjekim këmba këmbës, do ta paguani”. Është ky reagimi i Presidentit Amerikan drejtuar personave përgjegjës për sulmet kamikaze të kësaj të enjteje në aeroportin e Kabulit.

Në fjalimin e mbajtur për sulmet e rënda që deri më tani numërojnë të paktën 60 viktima, mes tyre 12 trupa amerikane dhe mbi 140 të plagosur, Biden tha: “Atyre që ndërmorën këto sulme, ashtu sikurse kujto që kërkon t’i bëjë keq Amerikës ju them: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju gjëmojmë dhe do t’ju bëjmë ta paguani”.

Presidenti, sipas asaj që shkruan BBC, la të kuptohet se autorët mund të kenë dalë nga burgjet që u hapën nga talibanët, gjatë kohës kur morën pushtetin në Afganistan.

Ai po ashtu iu referua grupit terrorist ISIS-K, që ka pranuar përgjegjësinë për sulmet.

Ne nuk do të zmbrapsemi nga terroristët. Ne nuk do ta ndalojmë misionin. Ne do të vijojmë me evakuimet”, tha Biden, duke shtuar se SHBA do të kundërpërgjigjet për sulmet e kësaj të enjteje.

“Ne do ta përmbushim misionin tonë dhe do të vijojmë edhe pasi trupat të tërhiqen për të gjetur dhe për të kthyer në shtëpi çdo amerikan që do të largohet nga Afganistani. Do t’i gjejmë dhe do t’i nxjerrim jashtë”, u zotua Biden.

Dy sulmet kamikaze të kësaj të enjteje në aeroportin e Kabulit kishin si shënjestër personat të cilët të dëshpëruar po tentojnë të largohen nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit nga talibanët.

Shpërthimet ndodhën jashtë Abbey Gate, aty ku ndodheshin trupat e SHBA dhe ato britanike, si dhe në një hotel që ndodhej pranë.

Sulmet vijnë pas paralajmërimeve se militantët mund të ndërmerrnin akte të tilla, ndërkohë që shtetet evakuojnë njerëzit para afatit të 31 Gushtit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts