Amerikanët e vaksinuar nuk do të mbajnë maskë

20:20 14/05/2021

45% e të rriturvë amerikanë janë plotësisht të vaksinuar dhe 59% kanë marrë vetëm një dozë

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka deklaruar se amerikanët plotësisht të vaksinuar mund të marrin pjesë në aktivitete pa mbajtur maskë.

Presidenti Joe Biden gjatë një konference për shtyp u shpreh se është një ditë e shkëlqyer për Amerikën në betejën gjatë me koronavirusin.

“Nëse jeni vaksinuar plotësisht, nuk keni më nevojë të mbani një maskë. Më lejoni ta përsëris,  nëse jeni plotësisht i vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë. Të gjithë kemi dëshiruar për këtë moment, kur mund të kthehemi në një farë sensi të normalitetit”, është shprehur Joe Biden.

Kryetarja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky, ka deklaruar se njerëzit e vaksinuar duhet të mbajnë maskat e tyre gjatë udhëtimit me transport publik.

Maska do të mbahen në të gjitha qendrat shëndetësore , burgjet edhe për avionët. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përcakton personat plotësisht të vaksinuar dy javë pas marrjes së një doze të dytë të vaksinës, ose dy javë pas vaksinës Johnson & Johnson me një dozë të vetme. 

Mesatarisht, SHBA pa më pak se 40,000 raste të reja të konfirmuara Covid-19 të reja, një përmirësim prej 21% krahasuar me javën më pare. Gati 45% e të rriturve amerikanë janë plotësisht të vaksinuar dhe pothuajse 59% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Presidenti Biden ka vendosur një qëllim që deri në 4 korrik të vaksinohen 70% të amerikanëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *