Amerikanët mund të blejnë aksione të Xiaomi

15:13 26/05/2021

Gjykata e Kolumbias i jep të drejt kompanisë kineze

Kompania kineze e prodhimit të pajisjeve teknologjike, Xiaomi, ka njoftuar se një gjykatë në Amerikë ka hequr përcaktimin e kompanisë si “ushtarake kineze komuniste”.

Po ashtu gjykata ka vendosur që të lejojë të gjithë amerikanëve që të blejnë aksionet e kësaj kompanie, pasi më herët Xiaomi ka pasur shumë pengesa në SHBA.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, “Gjykata për Distriktin e Kolumbias lëshoi ​​një urdhër përfundimtar duke liruar përcaktimin e kompanisë nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA

Po ashtu zyrtari i lartë i kompanisë, Lei Jun tha se Xiaomi është një koorporatë e hapur, transparente dhe që operon në mënyrë të pavarur.

Ky vendim i gjykatë së Kolumbias vjen pas deklaratë së Departamentit të Mbrojtjes në SHBA që hoqi kompaninë nga lista e zezë e qeverisë. Ky vendim shënoi një përmbysje të politikës së Trump lidhur me kompaninë kineze./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *