
16:20 30/08/2021
Predha drejt aeroportit, dronët shkatërrojnë makinat shpërthyese
Këto shtëllunga tymi që dolën nga aeroporti i Kabulit, mëngjesin e kësaj të Hëne janë dëshmia më e fundit e paralajmërimeve për rrezikun e sulmeve terroriste që presidenti amerikan Joe biden bëri të Shtunën. Dronët ushtarakë amerikanë shkatërruan këtë veturë, nga pjesa e pasme e të cilës më herët gjatë mëngjesit u qëllua me breshëri predhash drejt aeroportit. Pjesa më e madhe e tyre shkatërruan nga sistemi anti-raketë që ushtria amerikane ka instaluar në aeroportin e Kabulit.
Deri më tani nuk flitet për viktima. Brenda një harku kohor prej 24-orësh, kjo është tentativa e dytë e dështuar për sulme terroriste pranë aeroportit të Kabulit, me shumë gjasa e terroristëve të Shtetit Islamik. Të Dielën, një dron amerikan goditi një automjet të ngarkuar me eksplozivë e predha, gati për të kryer sulme. Goditja me dronë bëri që sasia e madhe e eksplozivit të shkaktonte një shpërthim të fuqishëm brenda një zone të banuar pranë aeroportit, me një bilanc tragjik prej 8 të vrarësh, mes të cilëve 5 fëmijë, më i vogli 2 vjeç. Zyrtarët amerikanë nisën hetimet për vrasjen e civilëve, por fillimisht thanë se gjatë sulmit ishte vrarë edhe një militant ekstremist.
Tensionet janë të larta pranë aeroportit të Kabulit, 1 ditë para përfundimit të afatit që talebanët u kanë lënë amerikanëve dhe aleatëve të tyre perëndimorë për t’u dhënë fund evakuimeve e për t’u larguar nga vendi.
Tv Klan
Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al