Amerikanët të zhgënjyer nga Biden

18:16 11/02/2022

Afro 6 nga 10 amerikanë nuk e miratojnë mënyrën se si presidenti Joe Biden po e qeveris vendin. Kështu kanë thënë të anketuarit e sondazhit të bërë nga CNN. Sipas sondazhit, shumica e të anketuarve thotë se Biden nuk ka bërë asgjë që nga marrja e detyrës në 20 janar të vitit të shkuar.

Vetëm 41% janë dakord me mënyrën se si ai po e drejton qeverinë amerikane, ndërsa 58% nuk ​​janë dakord. Shpresat e shumë amerikanëve ishin të mëdha, kur Joe Biden më 20 Janar 2021 u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Por mbështetja për Biden ka rënë ndjeshëm, pasi 56% e të anketuarve nuk mundën të thonin asnjë gjë të mirë që Biden ka bërë që nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë. Amerikanët mendojnë se viti i parë i administratës së Bidenit ka qenë më shumë një dështim sesa një sukses.

Për disa ekspertë ky mandat nuk ishte i lehtë për Joe Biden, por edhe në të ardhmen SHBA-në e presin ditë të vështira. Ndër sfidat më të mëdha të politikës së jashtme të SHBA mbetet Kina, mungesa e stabilitetit në Lindjen e Afërt dhe tensionet Rusi-Ukrainë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.