Amerikanët votojnë për kongresin, sondazhet: Republikanët mund të marrin kontrollin e të dyja dhomave

amerikanet votojne per kongresin sondazhet republikanet mund te marrin kontrollin e te dyja dhomave
amerikanet votojne per kongresin sondazhet republikanet mund te marrin kontrollin e te dyja dhomave

21:00 08/11/2022

Mbi 250 milionë amerikanë u janë drejtuar këtë të Martë kutive të votimit për të zgjedhur shumicën e anëtarëve të kongresit, në ato që njihen ndryshe si zgjedhjet e mesit të mandatit presidencial. Po votohet për të gjithë anëtarët e dhomës së ulët që ka 435 anëtarë dhe për 35 nga 100 senatorët. Sondazhet parashikojnë që republikanët të marrin kontrollin e dhomës së ulët. Sipas anketimeve ata kanë më shumë mundësi të marrin deri në 246 vende në këtë dhomë nga 218 që përbëjnë shumicën e thjeshtë. Ditët e fundit janë shtuar shanset që ata të sigurojnë më shumë se gjysmën e vendeve në senat. Përpara se të hidhte votën e tij, ish-presidenti Donald Trump u shpreh i sigurt në fitore.

“Këto do të jenë një zgjedhje shumë e rëndësishme. Shpresojmë se do të ndodhë gjëja e duhur dhe të gjithë e dimë se cila është gjëja e duhur”, tha Trump.

3 janë shtetet ku është përqendruar më së shumti vëmendja: Arizona, Pensilvania dhe Xhorxhia. Frika më e madhe ishte një sulm kibernetik ndaj qendrave të votimit në këtë ditë, por një zyrtar i lartë i sigurisë kibernetike i tha agjencisë Reuters se nuk ka asnjë rrezik për ndërhyrje.

Analistët thonë se me marrjen nën kontroll të republikanëve të paktën të dhomës së ulët, Biden do të përballet me dy vite të ardhshme tepër të vështira. Republikanët pritet të bllokojnë shumë reforma, si çështja e klimës, migracioni e ligji i armëve. Ndryshime mund të ketë edhe qasja në politikën e jashtme, që prek edhe krizën e Ukrainës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts