Amnesty International: Talibanët ekzekutuan 13 persona në Afganistan

Militantët talibanë kanë vrarë 13 persona të komunitetit etnik Hazara – duke përfshirë 11 ish-anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe dy civilë – në provincën Daikundi më 30 gusht, ka thënë sot Agjencia ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International. Nëntë ish-pjesëtarët e sigurisë janë vrarë edhe pasi janë dorëzuar te talibanët në qarkun Khidir të provincës, ka thënë kjo organizatë.

Sipas saj, dy civilët kanë tentuar të ikin nga zona. Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik në Afganistan, i cili është persekutuar nga regjimi i talibanëve në vitet 1990. “Këto ekzekutime gjakftohta janë dëshmi se talibanët janë duke kryer abuzimet e njëjta sikurse të regjimit të kaluar në Afganistan”, ka thënë Agnes Callamard, Sekretare e Përgjitshme në Amnesty International.

Shefi policor i talibanëve për provincën Daikundi ka mohuar këto vrasje në provincë, ka thënë Amnesty, transmeton dpa. Talibanët kanë marrë kontrollin e provincës Daikundi më 14 gusht, dhe më vonë 34 anëtarë të-ish forcave afgane të sigurisë kanë kërkuar siguri në Khidir. Pas marrjes së kontrollit të Kabulit më 15 gusht, talibanët kanë shpallur amnisti të përgjithshme për të gjithë punëtorët qeveritarë, mirëpo prej atëherë ka pasur raportime për një mori vrasjesh në disa pjesë të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *