
08:23 07/04/2021
Kritiku i Putinit në gjendje të rëndë shëndetësore, i mohohet trajtimi
Figura kryesore e opozitës ruse dhe kundërshtari kryesor i presidentit Putin, Alexei Navalny, qëndron i burgosur në kushte të cilat mund të cilësohen si torturë dhe mund të sjellin ngadalë vdekjen, tha grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International.
Navalny pengohet të flejë dhe nuk vizitohet nga një mjek i besuar, thekson organizata.
âRusia, autoritetet ruse, janĂ« duke e shtyrĂ« ata drejt njĂ« vdekjeje tĂ« ngadaltĂ« me atĂ« qĂ« po i bĂ«jnĂ«. ĂshtĂ« e qartĂ« se autoritetet ruse po shkelin tĂ« drejtat humane. Na duhet tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ«â, i tha agjencisĂ« Reuters, Agnes Callamard, sekretarja e pĂ«rgjithshme e Amnesty International.
Navalny hyri në grevë urie javën e kaluar pasi autoritetet e burgut refuzuan ndihmën mjekësore për dhimbjet e shpinës dhe të këmbës.
Kremlini refuzoi të komentojë në lidhje me gjendjen shëndetësore të Navalny, por tha se ai do të marrë trajtim shëndetësor si çdo i burgosur tjetër. Opozitari është dënuar me 2.5 vjet burg për shkeljen e dënimit me kusht për një rast mashtrimi.
Kremlini e konsideron atë një kukull të Perëndimit që synon të destabilizojë Rusinë, ndërsa zëdhënësi i Putinit tha se Navalny është agjent i CIA-s.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al