Amnistia penale, Qefalia: Akt human dhe i domosdoshëm. U vërtetua që s’kishte emra të kamufluar nga maxhoranca

amnistia penale qefalia akt human dhe i domosdoshem u vertetua qe skishte emra te kamufluar nga
amnistia penale qefalia akt human dhe i domosdoshem u vertetua qe skishte emra te kamufluar nga

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, duke komentuar miratimin e projektligjit të amnistisë penale, deklaroi se amnistia ishte një akt human dhe i domosdoshëm.

Qefalia theksoi se u vërtetua se nuk kishte emra të kamufluar nga maxhoranca.

“U miratua projektligji për amnistinë, ky është një akt human dhe i domosdoshëm. Opozita kishte dyshime për projektligjin, duke thënë se ka emra të drejtuesve që mund të përfitojnë, por se edhe këto dyshime ranë poshtë. U vërtetua që nuk  kishte emra të kamufluar nga maxhoranca. Basha donte “të linte rrugëve” një pjesë të protestuesve”, tha Qefalia.

Xhemal Qefalia më tej shtoi se Komisioni Hetimor i Shëndetësisë u mblodh në mënyrë të njëanshme.

“Kemi thënë se kemi qenë dakord që Komisionet Hetimore të jenë në përputhje me Kushtetutën. Unë vazhdoj të qëndroj me idenë që Komisionet Hetimore nuk janë për të lincuar njerëz. Te Komisioni i Shëndetësisë është vepruar në mënyrë të njëanshme. Duhet dakordësi që Komisioni të bëjë punën e vet. Nuk duhet që të nxirret çdo informacion, që mund të jetë sensitiv dhe ku mund të cenohen edhe elementet e sigurisë kombëtare. Kur anëtarët marrin certifikata sigurie, mbledhjet nuk bëhen publike”, deklaroi Qefalia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts