Amsterdam, arrestohen 6 pasagjerë spanjoll pasi refuzuan mbajtjen e maskës

Policia Ushtarake Mbretërore e Holandës ka bërë të ditur se gjashtë pasagjerë spanjoll që mbërritën në Amsterdam janë arrestuar në aeroplan pasi refuzuan të mbanin maska në mbrojtje të koronavirusit të ri (COVID-19).

‘Marechausse, dega e ushtrisë që monitoron kufijtë dhe aeroporteve në kuadër të detyrave të tyre policore, në rrjetet sociale njoftoi se gjashtë pasagjerë meshkuj në aeroplan që mbërritën nga Spanja mbrëmë në aeroportin ‘Schiphol’ u arrestuan pasi refuzuan mbajtjen e maskës.

Ata u raportuan në policinë e aeroportit nga piloti i aeroplanit, i cili tha se udhëtarët injoruan kërkesat e përsëritura nga ekuipazhi për të mbajtur maskë.

Gjashtë shtetasit spanjoll aktualisht janë në paraburgim dhe do të merren në pyetje gjatë ditës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *