“Analistët e Bashës shkojnë të premten në xhami të lajnë mëkatet”- Gjekmarkaj i përgjigjet Berishës: Lëreni Zotin në shtëpinë e vet!









Gjekmarkaj Berisha

Kryetari i Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili një ditë më parë sulmoi analistët që përkrahin Lulzim Bashën dhe për të cilët tha se këta shkojnë në xhami për të larë mëkatet.

“E gjithë makineria propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Analistët, me në krye Baton Stanishiqin, është një grup tjetër i vogël të cilët ja kanë shitur shpirtin djallit, xhepit të tyre, vjellin vrer gjithë javës. Shkojnë të premten në xhami për të larë mëkatet, në fakt hyjnë dhe dalin mëkatarë, ja lëmë zotit punën e tyre. S’merremi me ta. Nga studioja në studio. Janë grahmat e fundit të Edi Ramës dhe peng Bashës për të shuar pluralizmin.”-deklaroi Berisha.

Por ky pohim i Berishës sipas Gjekmarkajt është një sulm i panevojshëm dhe se kjo temë debati s’duhet të jetë çështje e PD-së.

“Partia Demokratike që kur u formua në Dhjetor të vitit 1990 ka meritën e madhe historike që bashkë me liritë politike kontribuoi që në vend të kthehen edhe liritë fetare duke mbetur në thelbin e saj një parti laike e sekulare. Raporti me besimin është diçka personale. Besimi nuk është vetëm forme apo veshje   por mbi të gjitha është brendi, përshpirtje apo meditim. Nuk ka asnjë arsye që çështjet e Besimit të dalin nga institucionet e kultit në sheshet publike apo të përfshijnë në debat partitë politike. Themelore është që askujt të mos i cenohet e drejta për të ushtruar ritet e veta, për të besuar atë që do, për t’u konvertuar e mohuar, pa tentuar imponim ndaj askujt, me pak fjalë liria të mbetet e tillë. Më duket obligim i panevojshëm për t’u hedhur në sulm a mbrojtje ndaj atyre që shkojnë në kishe apo xhami, se nëse shkojnë apo jo kjo nuk duhet të jetë çështje e Partisë Demokratike.

Ky formacion politik dhe Kryetari i saj duhet të jenë të qartë se përfaqësojnë qytetaret shqiptarë dhe jo vëllazëritë religjioze, as ata pro Erdoganit e as ata pro Gylenit e as ato  katolike apo ortodokse !! Partia Demokratike ka hyrë në një krizë të thellë sepse po zbaton një vendim të SHBA-ve për ish liderin e saj Sali Berisha për të ruajtur aleancat me perëndimin! Në këtë kontekst ajo duhet të jetë e ndershme deri në fund ! Perëndimin nuk mund ta duash nga frika apo nga halli dhe nuk mund te mbrosh vlerat e tij me njerëz që e urrejnë atë apo hanë bakllava kur atij i ndodhin gjëma. Madje me ta nuk mund të mbrohesh as nga debati me Sali Berishen të cilin nuk e akuzojmë dot për mungesë sekulariteti.

Ndaj është mirë që njerëzit e Zotit të merren me punët e Zotit e ata të politikes me të politikes dhe kur duan të merren me politike ta lënë Zotin në shtëpinë e vet pa na e shfaqur tek cili profet besojnë e cili lider botëror e mbron më mirë atë. Nëse ka një formulë ideologjikë avanguardë me të cilin kombi shqiptar mburret është ajo e Pashko Vases ” Feja e shqiptarit është shqiptaria” pa i mohuar askujt të qenit i krishterë apo muhamedan.

PD nuk është parti as e Xhamisë as e Kishës pa u munguar në respekt apo garanci ligjore atyre që ti shërbejnë humanizmit , besimit dhe bashkëjetesës në harmoni. Shqiptaret nuk janë as turq as grekë as sllavë e as italianë, thjeshtë shqiptarë. Në fillim gjaku e gjuha pastaj feja. Syshkelja  ndaj çdo grupi ekstremist nuk duhet të ndodhe as  tani as në ardhmen. PD duhet të ruaj distancën higjienikë ndaj çdo tentative e tentacioni”, thekson Gjekmarkaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *