Analisti: Vendimi që duhet të marrin ukrainasit për Severodonetsk

analisti vendimi qe duhet te marrin ukrainasit per severodonetsk
analisti vendimi qe duhet te marrin ukrainasit per severodonetsk

11:23 30/05/2022

Rusët kanë hedhur çdo gjë në ofensivën e tyre në Luhansk, sidomos në qytetin Severodonetsk, por nuk janë duke arritur ndonjë sukses. Të paktën kështu shprehet një analist sigurie dhe mbrojtjeje.

Michael Clarke ka thënë për BBC se forcat ukrainase duhet të marrin një vendim shumë të rëndësishëm nëse duhet të përpiqen të shpëtojnë qytetin apo të tërhiqen në një territor më të sigurtë në perëndim. Sipas Clarke shumë shpejt Severodonetsk do të rrethohet nga të gjithë krahët.

“Ata duket se duan që të luftojnë”, tha ai, por shtoi se beteja mbi dominimin e qytetit dominohet nga lumi që rrjedh në perëndim të tij.

“Në Perëndim të atij lumi, ukrainasit kanë 4 brigada. Rusët po përpiqen që të shkojnë pas tyre. Nëse ndodh, ato brigada do të jenë në telashe”, tha analisti./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts