ANALIZA/ Agron Gjekmarkaj: Ditë e kiametit ja beh në skajet kufitare të atdheut! Por Shqipëria nuk është vetëm, ka markën e vetme shpëtimtare Xhà Edin! 








Agron Gjekmarkaj

gjekmarkaj78Uf herë pas here ditë e kiametit ja beh në skajet kufitare të atdheut! Ajo do të na shfaroste, do të na fshinte nga faqja e dheut si të ishim një hiçgjë nëse Zoti nuk do na kishte puthur në ballë një e nga një diten kur na solli Xha Edin për të na qeverisur!!  Ai bëri zap termetin ! Teksa Shqiperia dridhej e shkundullohej nga lekundjet ai si Herkuli i vinte supet dhe mbante vëndin të mos rrezohej.

Ato pak tulla që ranë i mblodhi si fletet e grisura të votimit dhe i futi në hejbe për ti vënë në të duhurin vënd! E keqja nuk u ndal pandemia u versul se bishë por prapë vatani kishte heroin e vet! Përsëri Xhà Edi heqim e shkuar heqimit e bëri terbiet ! Qiti ushtrinë në sheshe e sokaqe me helmeta e pushkë me gjalmë dhe i pushkatoi viruset anëekënd , vdiqen gati 20 mijë veta po ç’janë ata në një beteje kaq epike!? Njerzia po merr frymë se e shpetoi ai me receta e melhemera!

Tani tjetër gjëmë, tjeter tmerr, tjeter kob kriza energjitike, do vijë akulli e serotina, bryma e tufani, erresira e marazi. Por Shqiperia nuk është vetem ! Ajo ka pasurinë më të madhe, marken e vetme dhe shpetimtare, Xhà Edin!  Si fillerojtes do ngjisë fijet e keputura! Do i heqë kafshaten vetes dhe do ja japë fukarasë! Do presë dru mbi Surrel e do t’ja shperndajë rajasë ! Triko çorape leshe si anetë në operacionin e dimrit do bëjë qeveria me shtiza ditë e natë që të veshet e mbathet gjindja ! Tollume , çizme e pelerina do gjejë Niko me Arbenin në tregun e Rroskovecit ! Braçja vaj guri për kandilë. Kur  rripi të shtrengohet ku nuk mban më ministrushet e shumta fjalë paka si  bletë punetore por zemerdhemshura si prifteresha do dalin për të shperndarë sadakanë Kryeministrore !

Ashtu mes ftomes dhe acarit dalin dhe trokasin derë me dere e sipas fuqisë e takatit dhe leshojnë në mes të odasë një kusi, torbë a thes mbushur plot me energji elektrike bash atëhere kur terri e nata duken të perjtshem! E mileti televizorin ndez dhe bamiresi shfaqet plot modesti e madheshti si njeriu që mundi të ftohtin duke sjelle ngrohtësi , erresiren duke sjellë dritë, nursesllekun duke sjellë shprese. Mjerë të tjeret që i bëri rrah termeti e spat kush ta ndalë, pandemia qe i thyu në mes e nuk pat kush ti ngjitë, acari e s’ka kush ti peraqafojë, erresira e ska kush ti ndriçojë! Ne kemi Xhà Edin !

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *