Analiza e DW/ Çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ndalimit të luftimeve Izrael-Hamas?

Gati shtatë javë pas fillimit të luftës Izrael-Hamas do të heshtin për herë të parë armët për katër ditë. Të premten në mëngjes hyri në fuqi ndalimi i luftimeve. Që nga e premtja herët në Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi ndalimi i luftimeve mes Izraelit dhe organizatës terroriste, Hamas për katër ditë . Ndalimi i luftimeve filloi zyrtarisht në orën 06:00. Emirati i Katarit, i cili luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes, bëri të ditur, se sapo të ndalen luftimet do të dërgohen ndihma humanitare në zonën e rrethuar palestineze. Qëllimi i Katarit është që nga ndalimi i luftimeve të kalohet në një ndalim të përhershëm të shkëmbimit të zjarrit.

Çdo ditë 200 kamionë me ndihma humanitare

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Katarit, të premten në orët e mbasdites, rreth orës 16:00 me orën lokale, pritet që të lirohen edhe pengjet e para nga Hamasi, mes tyre 13 gra dhe fëmijë. Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu tha në një njoftim, se ka marrë “një listë të parë” me emrat e pengjeve dhe se qëndron në kontakt me familjet e të gjithë pengjeve. Në të njëjtën kohë do të lirohen të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite. Gjatë ndalimit të luftimeve pritet të lirohen 50 pengje, gra, fëmijë e të rinj nën 19 vjeç. Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë.

Përmes pikës kufitare të Egjiptit, Rafah do të kalojnë përditë në Rripin e Gazës 130.000 litra naftë dhe katër kamionë me bombola gazi gjatë ditëve ku vlen ndalimi i luftimeve. Gjithsej do të dërgohen përditë 200 kamionë në ditë në zonën palestineze, bënë të ditur autoritetet egjiptiane.

Alarm për raketa në zonën kufitare izraelite

Edhe pas hyrjes në fuqi të ndalimit të luftimeve, në orët e mëngjesit ka pasur sërish alarm në zonën kufitare izraelitë. Ushtria izraelite bëri të ditur, se sirenat e alarmit u dëgjuan në komunat përgjatë kufirit me Rripin e Gazës. Edhe gjatë luftërave të mëparshme në Gaza, ka pasur në fillim marrëveshjes për ndalimin e luftimeve shkelje të saj.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, kontrolli mbi pjesën veriore të Rripit të Gazës është “vetëm etapa e parë” në rrugën e shkatërrimit të organizatës terroriste të Hamasit. Hamasi kategorizohet nga Izraeli, Gjermania, SHBA, BE dhe disa vende arabe si organizatë terroriste. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari foli në konferencën e shtypit për “luftë të gjatë”. Në ditët e ardhshme do të përqëndrohemi në planifikimin dhe zbatimin e etapave të tjera të luftës. Ministri i Mbrojtjes, Joav Gallant tha se pas përfundimit të këytre katër ditëve të ndalimit të luftimeve, ushtria do të vazhdojë operacionet e saj edhe për të paktën dy muaj. Operacionet do të zgjasin derisa të mos kemi më asnjë kërcënim ushtarak prej andej. Më parë një zëdhënës i Brigadave Esedin al-Kasam,
krahut të armatosur të Hamasit kishte bërë thirrje në një fjalim me video për shkallëzim të konfliktit me Izraelin në të gjitha frontet.

Baerbock për zgjidhjen me dy shtete

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka theksuar edhe njëherë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Izraeli nuk do të jetojë asnjëherë në siguri, “nëse ky terror nuk luftohet”, tha Baerbock në një kongres të Partisë së Gjelbër në Karlsruhe. Izraeli lufton kundër Hamasit dhe jo kundër palestinezeve dhe palestinezëve.

Baerbock kritikoi në të njëjtën kohë edhe nguluesit hebrenj, që në Jordanin Perëndimor të pushtuar nga Izraeli “dëbojnë palestinezët apo madje edhe i vrasin”. Dhuna e banorëve të ngulimeve nuk është në interes të sigurisë së Izraelit. Ndërkohë të sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Izraelit mjaft foshnje të sapolindur në Izrael kanë marrë emra të zonës në afërsi të Rripit të Gazës, Kibbuz Beeri që u sulmua nga Hamasi. 45 vajza e djem morën emra si Kibbuzim Nir Oz dhe Nahal Oz. Oz do të thotë në hebraisht “fuqi”. Po ashtu edhe vajzat kanë marrë emrin Nova, në kujtim të festivalit Nova në Negev, ku Hamasi kreu një masakër duke vrarë 240 vetë.

Më 7 tetor qindra terroristë të Hamasit depërtuan në Izrael dhe ushtruan dort masakra në popullsinë civile. Sipas të dhënave të Izraelit u vranë 1.200 vetë, 240 të tjera u morën peng. Izraeli i shpalli luftë Hamasit me bombardime nga ajri dhe me ofensivë tokësore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të kontrolluar nga Hamasi janë vrarë që atëherë 14.800 vetë, mes tyre 5.800 fëmijë. Këto shifra nuk mund të verifikohen dot në mënyrë të pavarur./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts