Analiza e ish-zv.ministres së Financave për rritjen e pagave minimale me 2 mijë lekë të reja: Pse është thikë me dy presa, rrezikon shkurtimin e vendeve të punës






Ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka bërë një analizë për pasojat që sjell vendimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale me 2 mijë lekë të reja.

ulen pagat deklarim

Sipas ish-zyrtares së lartë në kabinetin Rama, Qeveria “mbledh 27.9% sigurime shoqerore edhe shendetësore mbi cdo lek shtese te pages bruto”.

Ndaj shtesa prej 2,000 lekë e pages minimale për 220,000 punonjës që kanë pasur deri më sot pagën 300 mijë lek të vjetra, “shton te ardhurat 9 mujore ne buxhet me 1.1 miliard lekë. Nderkohë që rritja neto e pagave per 220, 000 punonjes per 9 muaj do te jete rreth 3.5 miliard lek”.

Por këto kosto, shkruan Beqiraj, janë thikë me dy presa sepse 4.6 miliardë, “do të përballohen nga biznesi duke rritur koston e ketij te fundit. Kuptohet ne kapitalizem biznesi nuk zvogelon te parat fitimet, por do te perpiqet te percojne qofte edhe pjeserisht kete rritje tek rritja e metejshme e cmimeve. Nese nuk mundet te rrise cmimet do te shkurtojne kostot duke perfshire edhe ato te punesimit, duke filluar me me pak te kualifikuarit , pra shtresat me vulnerabel”.

POSTIMI I PLOTE I IRENA BEQIRAJT

Te shpjegojme paketen e rezistences !

Rritja e pages minimale

Per 220,000 punonjes qe paguhen me page minimale rroga do te rritet nga 30,000 lek ne muaj ne 32,000 lek .

Qeveria mbledh 27.9% sigurime shoqerore edhe shendetsore mbi cdo lek shtese te pages bruto .Shtesa prej 2,000 lek e pages minimale per 220,000 punonjes, shton te ardhurat 9 mujore ne buxhet me 1.1 miliard lek .

Nderkohe qe rritja neto e pagave per 220, 000 punonjes per 9 muaj do te jete rreth 3.5 miliard lek.

Te dy keto shuma (4.6 miliard) do te perballohen nga biznesi duke rritur koston e ketij te fundit . Kuptohet ne kapitalizem biznesi nuk zvogelon te parat fitimet, por do te perpiqet te percojne qofte edhe pjeserisht kete rritje tek rritja e metejshme e cmimeve.

Nese nuk mundet te rrise cmimet do te shkurtojne kostot duke perfshire edhe ato te punesimit, duke filluar me me pak te kualifikuarit , pra shtresat me vulnerabel.

Thike me dy presa kjo puna e rritjes se pages minimale per ekonomine. por padyshim do krijoje te ardhura shtese per buxhetin .

Ps. Nuk po flas per rritjen e produktivitetit per puntor ….. Koncept shkencor i veshtire ne kohe rezistence !

beqiraj

***

Vendimi për pagën minimale, prej 1 prillit do të rritet me 2 mijë lekë

Prej muajit prill, hyn në fuqi edhe vendimi për rritjen e pagës minimale me 2 mijë lekë. Rritja e pragut minimal do të reflektohet edhe në nivelin e kontributeve.

Aktualisht pagesat e kontributeve të detyrueshme shoqërore llogariten 24.5 për qind nga të cilat 15 për qind mbulohen nga punëdhënësi dhe 9.5 për qind nga punëmarrësi.

Ndërkohë për sigurimet shëndetësore detyrimi është 3.4 për qind nga të cilat 1.7 për qind i paguan biznesi dhe 1.7 për qind dhe pjesën tjetër i punësuari.

Pra në total, 11.2 për qind e kontributeve paguhet nga vet qytetarët ndërsa 16.7 për qind nga bizneset. Për pagën 30 mijë lekë ky detyrim për punëmarrësit është 3360 lekë ndërsa për biznesin 5010 lekë.

Me rritjen e pagës minimale me 20 mijë lekë detyrimi për qytetarët do të bëhet 3600 lekë pra do të rritet me rreth 250 lekë ndërsa për biznesin do të bëhet 5350 lekë duke njohur një rritje me 350 lekë në muaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *